Joe Biden me pushime, relaksohet në plazh me bashkëshorten

schedule10:59 - 29 Gusht, 2024

schedule 10:59 - 29 Gusht, 2024

Presidenti Joe Biden u shfaq në publik duke shijuar pushimet në plazh me bashkëshorten e tij Jill Biden pranë shtëpisë së tyre të pushimeve në Rehoboth, Delaware.

Çiftit iu bashkuan edhe  dy motrat e zonjës së parë dhe këshilltari i saj i lartë Anthony Bernal. Disa kalimtarë i përshëndetën me dorë teksa po ecnin në plazh.

Është dita e nëntë e pushimeve dy-javore të presidentit.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë  ka thënë se presidenti është ende krye dhe drejton vendin nga vendi i tij i pushimeve.

Madje zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se Biden foli me kryeministrin indian Narendra Modi të hënën dhe bisedoi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten si provë se presidenti po punon.

/abcnews.al