Joe Biden fiton 9 nga 14 shtete, Sanders rradhitet i dyti

schedule08:49 - 4 Mars, 2020

schedule 08:49 - 4 Mars, 2020

Ish-zëvendës presidenti i SHBA-së Joe Biden ka fituar 9 nga 14 shtetet që votuan për të zgjedhur një kandidat Demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Biden ka fituar në Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia. Ndërkohë Bernie Sanders pritet që të fitojë në Kaliforni dhe tre shtete të tjera.

Të dy këta kandidatë udhëheqin garën për t’u përballur me Presidentin Republikan Donald Trump në nëntor.

Ndërkohë, ish-kryetari i bashkisë së Neë York-ut Michael Bloomberg ka shpenzuar më shumë se gjysmë miliardë dollarë në fushatën e tij, por nuk ka fituar një shtet të vetëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!