Joao Felix: Për Atleticon do të flasim më vonë, tani dua vetëm Kupën e Botës

schedule15:22 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 15:22 - 7 Dhjetor, 2022

Pas fitores ndaj Zvicrës, e cila kaloi Portugalinë në fazën çerek-finale dhe pas asaj performance magjepsëse gjatë ndeshjes, talenti i sulmit portugez, Joao Felix ka folur për mediat, mbi të ardhmen e tij.

Në veçanti, Felix foli për qëndrimin e tij tek Atletico Madrid dhe eksperiencën e tij, në këtë Kupë Bote.

“Për momentin jam i fokusuar në ekipin kombëtar do të flasim më vonë për Atletico Madrid. Gjithashtu sepse agjenti im nuk më thotë asgjë për atë që po ndodh. Unë duhet të jem i përqendruar vetëm dhe vetëm në Kupën e Botës. Kur luaj për këtë ekip ndjej ndjesi të ndryshme, ndjej një lloj tjetër gëzimi”,- u shpreh 23-vjeçari. /i.m /abcnews.al