Pas përfundimit të “aventurës” së tij, 6-mujore te “blutë” e Chelsea, “fantazisti” portugez, Joao Felix është rikthyer te spanjollët e Atletico Madrid, mirëpo polemikat mes tij e tekniku Simeone nuk janë “shuar” ende dhe 23-vjeçari mund të lëvizë sërish gjatë kësaj merkatoje vere.
Felix mund të rikthehet sërish në Premier League, me klubin e Aston Villa, që po “mendon” për të sjellë në “Villa Park”, “fantazistin” portugez, i cili pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll, Unai Emery.
Megjithatë, problemi kryesor pritet të jetë çmimi i “kripur” i lojtarit, me Atletico Madrid që e blenë 23-vjeçarin, nga Benfica për 127 milionë euro në vitin 2019 dhe tanimë nuk pranojnë më pak se 80-90 milionë euro për ta lënë atë të shkojë në mënyrë përfundimtare. /i.m /abcnews.al