Aston Villa është ekipi i ri, që ka hyrë në “listë” për të siguruar shërbimet e fantazistit portugez, Joao Felix.
Me një ekip të ri në moshë dhe plot potencial, Aston Villa është një nga ekipet që i shkon përshtat më shumë lojës së portugezit, fakt ky i cili mbështetet plotësisht dhe vetë agjenti i 23-vjeçarit, Jorge Mendes.
Përveç Aston Villës, në “garë” për të siguruar shërbimet e sulmuesit janë dhe Manchester United, Chelsea, Bayern Munich dhe PSG. /i.m /abcnews.al