Milan, “djall” në merkato/ Kuqezinjtë marrin shërbimet e Joao Felix, Sottil dhe Bondo

schedule13:21 - 4 Shkurt, 2025

schedule 13:21 - 4 Shkurt, 2025

Në hyrje dhe dalje, në sasi dhe cilësi. Milan ishte klubi më aktiv në merkaton e dimrit, ndërsa kaloi një mbrëmje të çmendur tratativash deri në gongun final që mbylli dritaren e këtij sesioni në tregun e transferimeve.

Klubi kuqeziu bëri tre afrime në orët e fundit të sesionit, duke marrë shërbimet e Zhoao Feliks, Rikardo Sottil dhe Uorren Bondo.

Portugezi transferohet nga Çelsi në formë huazimi me të drejtë blerje, ndërsa me të njëjtën formulë, vjen edhe Sottil nga Fiorentina.

Ndërkohë, mesfushori francez Bondo, u ble në mënyrë përfundimtare nga Monza. Me ta shkon në pesë numri i transferimeve në merkaton e dimrit. Më parë, Milan kishte marrë shërbimet e Kyle Uollker dhe Santiago Gimenez.

Mbrojtësi bëri debutimin e tij në derbin e fundjavës kundër Inter, ndërsa sulmuesi meksikan, ka nisur stërvitjen dhe pritet të zbresë në fushë për herë të parë me ngjyrat kuqezi mbrëmjen e së mërkurës në sfidën e Kupës kundër Romës.

Meksikani 23 vjeçar u u transferua nga Fejnord, ndërsa ishte blerja më e shtrenjë me 35 milion euro. Klubi milanist ishte gjithashtu shumë aktiv me shitjet.

Nga askuadra u larguan në ditën e fundit të merkatos Ismael Benaser dhe Noah Okafor, i pari drejt Olimpik Marsej dhe tjetri te Napoli. Më parë, skuadra kuqezi ishte liruar edhe nga Davide Kalabria që firmosi me Bolonjën.

Me këto lëvizje, Milan kërkon të përmbysë një sezon zhgënjyes në Serinë A, ku objektiv i vetëm mbetet një vend në zonën Champions./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!