Juventus dhe Manchester City realizuan një shkëmbim verën e kaluar. Joao Cancelo u transferua te kampionët e Anglisë, ndërsa në Torino shkoi braziliani Danilo. Portugezi u vlerësua 60 milionë sterlina nga Juventusi dhe City pagoi edhe 27.4 milionë sterlina përveç kartonit të Danilos.
Cancelo nuk po arrin të bindë trajnerin spanjoll dhe pritet të largohet në fund të sezonit. The Sun raporton se Guardiola ka një plan në lidhje me mbrojtësin anësor. Ai është gati t’ia ofrojë lojtarin Interi për… Lautaro Martinez.
Cancelo ka luajtur edhe më parë me zikaltrit përpara se të transferohej te Juventusi. Lautaro është objektivi i madh i trajnerit të Cityt për repartin e sulmit dhe përfshirja e Cancelos do të ndikonte që klubi anglez të paguante më pak para. /abcnews.al