Me ardhjen e Joan Laportas në krye të klubit të Barcelonës, një pjesë e legjendave të klubit janë kthyer në “bazë”. Një prej tyre mësohet të jetë ish-portieri Victor Valdes.
Mësohet se Laporta ka vendosur ta angazhojë në departamentin e metodologjisë, ku Valdes do të drejtojë mënyrën dhe gjithçka që ka të bëjë me stërvitjen e portierëve të akademisë La Masia.
Ky është një rikthim në instancat e Barcelonës për Valdes, pasi ai në vitin 2019 qëndroi disa muaj në krye të Barcelona U19, derisa u shkarkua për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e atëhershëm. /abcnews.al