Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm Verratti, një tjetër “yll” i PSG transferohet në Katar

schedule18:56 - 14 Shtator, 2023

schedule 18:56 - 14 Shtator, 2023

Julian Draxler është gati të transferohet në Katar, me mesfushorin 29-vjeçar gjerman, i cili fillimisht refuzoi ofertën e skuadrës së Katarit, Al-Ahli për arsye familjare dhe mesa duket tashmë është bindur për “aventurën” e tij të re.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, ish-lojtari i Schalke 04 e Wolfsburg, i ka informuar të dy klubet se nuk dëshiron të largohet, mirëpo 20 milionët e vendosura në tryezë nga skuadra me qendër në Doha ishin vendimtare, gjë që i shtyu francezët të shpejtonin operacionin.

“Fantazisti” gjerman do të mbërrijë në skuadrën e tij të re mes së premtes dhe së shtunës për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, teksa pritet që lojtari 29-vjeçar të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, me klubin e tij të ri. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!