Greqia nuk është në alarm vetëm nga Turqia, por edhe nga një tjetër armik, këtë herë i padukshëm. Nga 667 raste që u zbuluan sot me koronavirus, mediat greke raportojnë se 17 janë regjistruar në Forcat e Armatosura.
Sot u njoftua se Shkolla Ushtarake e Gardës do të futet në karantinë për dy javë deri të martën, 3 nëntor. Po ashtu ushtrimet në natyrë dhe përdorimi i paletrës janë të ndaluara.
Atika është zona e kuqe, ndërsa Selaniku pritet gjithashtu të hyjë në hartën e sigurisë shëndetësore. Nga 667 raste të reja të regjistruara sot, 250 ishin në Atikë dhe 125 në Selanik, ndërsa nuk përjashtohen bllokimet.
Sipas shkencëtarëve, lëvizja e të rinjve nga një zonë në tjetrën shkakton “dhimbje koke” tek specialistët e sëmundjeve infektive dhe Mbrojtja Civile. Grupi i moshës 18-39 vjeç është për specialistët e sëmundjeve infektive, transmetuesi numër një i koronavirusit./ db/Abcnews.al


