Në verë nuk u arritën goditjet e duhura dhe në këtë merkato Tirana dëshiron të eliminojë dëmet dhe prej kohësh raportohet se është në kërkim të Ferhan Hasanit, ish-lojtarit të Wolfsburg e Shkëndijes.
Që nga vera 30-vjeçari është lojtar i lirë dhe Tirana flitet t’i ketë ofruar një kontratë prej 12 mijë eurosh në sezon. Por nga Maqedonia vjen një tjetër lajm i bujshëm.
Infosport.mk raporton se në garë për siguruar shërbimet e Hasanit është futur edhe Partizani. Të kuqtë e kishin merkaton e bllokuar deri më sot dhe pas vendimit pozitiv të CAS do mundohet të marrë lojtarët më të mirë në qarkullim.
Hasani është një nga ata, por mbetet të shihet nëse anësori do të zgjedhë të transferohet në Kategorinë Superiore, apo të provojë një tjetër eksperiencë jashtë vendit. /abcnews.al