Jo vetëm Sancho, Manchester United “blindon” krahët me një italian

schedule22:17 - 4 Gusht, 2020

schedule 22:17 - 4 Gusht, 2020

Manchester United ia doli të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm, një objektiv jetik për prestigjin dhe financat e klubit anglez. Drejtuesit janë fokusuar në merkato dhe janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë trajnerit Solskjaer.

Një ndër të preferuarit është Federico Chiesa. 22-vjeçari është një nga lojtarët më të talentuar italianë dhe Fiorentina po pret ofertën e duhur për ta lënë të lirë. Presidenti Commisso “është dorëzuar”, teksa United ka bërë një ofertë zyrtare.

 

Federico Chiesa

La Nazione raporton se “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 55 milion euro për kartonin e lojtarit, i cili numëron 17 ndeshje me kombëtaren e Italisë (ka shënuar 1 gol). Një ofertë tepër e mirë për klubin nga Firence dhe Chiesa është afër transferimit në ishull. /abcnews.al