Një ndër senatorët e fundit te Chelsea, Willian, me shumë gjasa do të largohet në verë. Braziliani nuk ka rinovuar kontratën dhe ka mundësinë të zgjedhë cilindo ekip që dëshiron, duke qenë se është lojtar i lirë.
Për Willian, interes shfaqi ekipi i Arsenalit, që dukej dhe ekipi favorit për të siguruar firmën e tij, pasi familja e brazilianit nuk dëshiron që të largohet nga Londra. Megjithatë, në Itali mendojnë ndryshe.
Corriere Dello Sport raporton se ekipi i Romës e dëshiron me çdo kusht Willianin në skuadër. Klubi romak është gati t’i plotësojë kërkesat ekonomike anësorit brazilian, me çdo kusht, pasi trajneri Paulo Foncesca e do në ekip 31 vjeçarin./acbnews.al