Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm Real Madrid pas Davies, tekniku gjerman kërkon ribashkimin me “yllin” kanadez

schedule22:36 - 15 Nëntor, 2024

schedule 22:36 - 15 Nëntor, 2024

“Ylli” kanadez Alphonso Davies është në muajt e fundit të kontratës së tij, me “Bavarezët” e Bayern Munich, duke bërë që një sërë skuadrash të vihen pas tij.

Prej kohësh tashmë dihet interesimi i “Galaktikëve” të Real Madrid, mirëpo ditët e fundit ka dalë një tjetër emër në skenë, me rivalët e përjetshëm të “Los Blancos”, Barcelona që kërkojnë me ngulm transferimin e pistonit të krahut të majtë të mbrojtjes.

“Katalanasit” shihen si më të favorizuar, kjo për shkak edhe të teknikut Hansi Flick, i cili ka punuar më herët me Davies, në kohën kur drejtonte Bayern Munich, teksa në epokën e tij të “Bavarezët” arriti të realizonte edhe sezonin perfekt, duke fituar çdo trofe të mundshëm, e thënë ndryshe plot 6 të tillë.



Në të tilla rrethana, “Galaktikët” e Florentino Perez kanë filluar të mendojnë për të një tjetër lojtar, teksa kanë shprehu haptazi interesimin e tyre për 16-vjeçarin gjeorgjian, Saba Kharebashvili, i cili këtë sezon ka zhvilluar plot 26 sfida në të gjitha kompeticionet, me skuadrën e tij Dinamo Tbilisi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!