Jo vetëm qytetarët, vullnetarët italianë për ABC: Kafshët njëlloj viktima lufte në Ukrainë, do të shpëtojmë sa më shumë

schedule15:41 - 11 Mars, 2022

schedule 15:41 - 11 Mars, 2022

E gjithë bota fokusin e ka nga Ukraina për të shpëtuar gratë dhe fëmijët të cilët po përpiqen që të ikin nga bombardimet ruse që kanë nisur prej 16 ditësh në Ukrainë.

Ekipi i ABC gjatë kthimit për në vend, pas mbylljes së misionit të tyre të raportimit në Kiev, në kufirin mes Bullgarisë dhe Ukrainës është takuar me një grup vullnetarësh italianë që kishin ardhur në ndihmë autoriteteve ukrainase për të shpëtuar kafshët nga lufta.

Gazetari Taulant Kopliku në një intervistë të marrë me përfaqësuesin e shoqatës italiane, ka mësuar se në kohën kur të gjithë po mendojnë jetën e njerëzve kafshët kishin ngelur në mëshirë të fatit.

Ai i ka komunikuara gazetarit të ABC-së se është hera e dytë që ato ktheheshin në Ukrainë dhe po përpiqeshin të shpëtonin sa më shumë kafshë.

“Ne jemi një shoqatë për të drejtat e kafshëve, po kujdesemi për kafshët të cilat edhe ato janë viktima të kësaj lufte. Ato janë gjithsej 27, ka ende të tjera që po përpiqemi ti nxjerrim jashtë nga Ukraina. Do ti çojmë në Itali ku atje do të jenë më të sigurt në disa struktura te posaçme e më pas do ti japim për adoptim”, ka thënë një anëtar i shoqatës.  Para pak ditësh morëm qentë dhe tashmë ato ndodhen të sigurtë në Verona për momentin. Nuk do të ndalemi këtu, do të përpiqemi të marrim sa më shumë kafshë dhe ti shpëtojmë”, ka thënë ai.

Ndërkohë pyetjes së gazetarit Kopliku se si lindi iniciativa e tyre për të marrë këtë nisme, përfaqësuesi italian i shoqatës për shpëtimin e kafshëve është shprehur se  jo vetëm njerëzit por dhe kafshët do të bëheshin viktimë e kësaj luftë.

Shumë njerëz kanë ikur bashkë me kafshët  e tyre, pasi dhe ato janë viktima të luftës dhe meritojnë të respektohet për këtë”, është shprehur ndër të tjera ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!