Jo vetëm përforcime, Interi largon dy lojtarë ofensivë

schedule19:27 - 25 Shtator, 2020

schedule 19:27 - 25 Shtator, 2020

Klubi i Sampdorias ka zyrtarizuar pak çaste më parë transferimin e Antonio Candrevës. Ish-mesfushori i Interit është larguar nga Milano me formën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

33-vjeçari ka firmosur për katër vite me skuadrën nga Xhenova dhe klubi duhet t’i paguajë Interit vetëm 3 milionë euro për kartonin e tij. Candreva ishte në një formë të mirë sezonin e kaluar, ku në 40 ndeshje shënoi shtatë gola dhe asistoi në nëntë të tjerë.

Gjithashtu edhe sulmuesi i ri i zikaltërve, Sebastiano Esposito, është larguar në formë huazimi për këtë sezon. Italian do të luajë për SPAL deri në fundin e këtij sezoni, ku pritet që adoleshenti të marrë më shumë eksperiencë te skuadra ku luan Etrit Berisha. /abcnews.al