Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm në Sarandë, 89-vjeçarja dhunon dhe lë pa bukë të shoqin

schedule17:29 - 14 Qershor, 2022

schedule 17:29 - 14 Qershor, 2022

Rastet e dhunës në çift nuk janë të shumta në vendin tonë, por jo vetëm.

Së fundmi është folur shumë për rastin e gruas nga Saranda e cila ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj ish të dashurit të saj. Më shumë detaje rreth çështjes do të dalin sonte në emisionin “Piranja” në orën 21:00 në Abc.

Megjithatë rast i ngjashëm ka ndodhur edhe ne vendin fqinj, Greqi ku një 89-vjeçare ka rënë në prangat e policisë greke, pasoi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj 90-vjeçar, raporton abcnews.al.



Por mesa duket 89-vjeçarja është sy pa trembur, sipas medieve greke ajo ka thënë në komisariat se e ka rrahur bashkëshortin më parë dhe jo tani dhe se nuk e ka rrahur kurrë për ta vrarë.

“Dikur e godisja, tani jo. Nuk e kam rrahur as për ta vrarë”, ka thënë në mënyrë karakteristike e moshuara, raporton protothema.gr.

Sipas aktakuzës ndaj 89-vjeçares, e moshuara do të hetohet për veprën penale për lëndime fizike ndaj të shoqit të saj.

Nga ana e tij bashkëshorti i dhunuar 90 vjeç ka thënë se prej 10 vitesh dhunohet fizikisht nga e shoqja dhe se në 24 orët e fundit para se ta denonconte në polici, e shoqja nuk i kishte dhënë ushqim

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!