Inter Miami është duke bërë një merkato profesionale duke afruar tashmë dy prej ish-lojtarëve të Barcelonës, Leo Messi dhe Sergio Busquets.
Dy afrime me peshë të madhe, ku njëri prej tyre është kampioni i Botës me Argjentinën dhe tjetri një nga regjisorët më të mirë të fushës.
Tashmë, sipas të informacioneve të dhëna nga gazetari italian, Fabrizio Romano, Inter Miami dhe Jordi Alba kanë arritur së bashku marrëveshjen për një kontratë që do t’i lidhë së bashku. Të gjitha detajet e kontratës të paraqitura nga klubi amerikan janë pranuar nga mbrojtësi anësor spanjoll.
Ditët në vazhdim Jordi Alba do të zbarkojë në Florida ku do të firmosë edhe kontratën e tij./h.ll/abcnews.al
Jordi Alba will be the next signing of Inter Miami as the agreement is being sealed — just waiting on final details then he’ll sign the contract as president Mas said, it’s imminent ?????
Here we go ✔️ pic.twitter.com/0RUvQGrz99
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 18, 2023