Jo vetëm Kovac, Bayern Munchen humb dhe yllin e ekipit

schedule12:04 - 4 Nëntor, 2019

schedule 12:04 - 4 Nëntor, 2019

Një nga lojtarët kryesorë të Bayern Munchen është drejt operacionit. Suluesi polak, Robert Lewandowski, ka ende shqetësime. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të klubit vetëm një ditë pas shkarkimit të trajnerit Kovac. 31-vjeçari pritet të mungojë rreth 10 ditë, por nuk pritet të humbasë asnjë ndeshje.

Polaku ka luajtur me dhimbje këtë fillim sezoni, por performanca e tij nuk ka zhgënjyer duke shënuar 14 gola në 11 ndeshje në Bundesliga. Me këtë operacion Leva shpreson ta zgjidhi problemin e tij me këmbën.

Bavarezët luajnë kundër Borussia Dortmund këtë fundjavë, por ylli i Bayern-it do të luajë dhe në klasiken gjermane dhe më pas do ti nënshtrohet operacionit  gjatë periudhës së kombëtareve. Polonia është kualifikuar për Euro 2020, kështu që mungesa e tij nuk do të jetë një problem për polakët. /abcnews.al

Robert Lewandowski

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!