Sergio Ramos është larguar tashmë nga Real Madrid dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin e ri. Deri më tani më të interesuarit dhe përfolurit janë Manchester City dhe PSG.
Të dy klubet kanë financat e duhura për të përballuar financiarisht ish-kapitenin madrilen, por konkurrenca për të është rritur në ditët e fundit.
ESPN raporton se për Sergio Ramos në garë ka hyrë edhe një tjetër klub i madh europian. Bayern Munchen gjithashtu është vënë në lëvizje për mbrojtësin dhe ky transferim mund të jetë mjaft intrigues për të. /abcnews.al