Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka vite që propozohet për çmimin “Nobel” për letërsi, madje shpesh ai ka qenë shumë pranë vijës së finishit.
Edhe pse nuk është shpallur fitues, dëshirat e popullit shqiptar janë të shumta.
Më i fundit ka qenë profesori i njohur , Erget Cenolli, i cili përveç Kadaresë ka propozuar edhe dy emra të rinjm të cilët sipas tij e meritojnë të jenë kandidatë për çmimin “Nobel”. Bëhet fjalë për shkrimtarin dhe historianin Jusuf Buxhovin dhe Luan Starova.
Përmes një postimi në “Facebook”, Cenolli shprehet se ka ardhur koha që shqiptarët ta marrin këtë çmim dhe se këta tre emra janë cilësor dhe kështu do të jemi në gjendje të kandidojmë denjësisht.
Postimi i plotë i Cenollit:
Përsëri dhe përsëri, për çmimin “Nobel”
E them për të shumtën herë se ka ardhur koha që shqiptarët ta marrin këtë çmim. Herët e kaluara kam proponuar që kandidat i dytë, përveç Kadaresë (tashmë kandidat i përjetshëm), të ishte zoti Moikom Zeqo, por meqë ndërroi jetë, atëherë vështrimi duhet drejtuar në të tjerë shkrimtarë shqiptarë. Midis tyre mund do të propozoja zotërinjtë Jusuf Buxhovi dhe Luan Starova, që jetojnë përkatësisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy këta kanë vepra cilësore, disa prej të cilave janë përkthyer në frëngjisht, anglisht, gjermanisht, si edhe në disa prej gjuhëve ballkanike. Marrja pjesë në paraqitjen dhe mbrojtjen e këtyre kandidatëve duhet të jetë i plotë dhe aktiv prej Akademive të Shkencave të vendeve ku këta shkrimtarë jetojnë, punojnë dhe botojnë.
Si përfundim me tri kandidatura cilësore (Kadare, Buxhovi, Starova), do të jemi në gjendje të kandidojmë denjësisht për çmimin “Nobel”./abcnews.al