PSG ka ofruar 50 milion euro dhe 10 milion euro të tjera në formë bonusesh për kartonin e Mauro Icardit, ofertë që është refuzuar nga Interi. Ish-kapiteni nuk bën më pjesën në planet e klubit zikaltër, që kërkon minimalisht 60 milion euro plus të tjera si bonuse për ta lënë të lirë.
Për goleadorin argjentinas interesohet edhe Juventusi. Flitet që bardhezinjtë kanë një akord paraprak me Wanda Narën, agjenten dhe gruan e lojtarit, por bardhezinjtë nuk janë skuadra e vetme italiane që kërkojnë 27-vjeçarin.
Në garë është edhe Milani. Kuqezinjtë e shohin si qendërsulmuesin e duhur për të rikthyer skuadrën në nivele të larta. Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një dëshirë dhe akordi është larg, pasi PSG dhe Juventusi janë një hap përpara dhe ndodhen në bisedime të avancuara. /abcnews.al