Jo vetëm Ibra dhe Donnarumma, gati rinovimi për një tjetër titullar kuqezi

schedule19:38 - 26 Korrik, 2020

schedule 19:38 - 26 Korrik, 2020

Drejtuesit e Milanit janë përqendruar te rinovimi me disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës. Objektivi është gjetja e akordit me Gigio Donnarummën dhe Zlatan Ibrahimovic, lojtarë që kanë agjent Mino Raiolën.

Portierit të talentuar i përfundon kontrata me kuqezinjtë në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa bomberi suedez del i lirë në fund të këtij sezoni. Dyshja Maldini-Massara po negociojnë me Raiolën për të zgjatur bashkëpunimet.

 

Calhanoglu duke festuar një gol me trajnerin Pioli

Por jo vetëm këta dy lojtarë. Në fokus është edhe Hakan Calhanoglu. Turku ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe Milani po planifikon t’i dhurojë rinovimin. Mesfushori ka zhvilluar një sezon pozitiv, teksa numëron 10 gola të shënuar dhe 8 asiste.

Sky Sport raporton se drejtuesit e “Djallit” janë të kënaqur me rendimentin e 26-vjeçarit, për të cilin po përgatisin një ofertë të re, aty ku do të përfshihet edhe një klauzolë shitje, shumë që do të përcaktohet pas bisedimeve me agjentët e lojtarit. /abcnews.al