Superliga ndodhet në fazën e fundit të saj dhe gara është bërë tepër interesante, pasi janë 4 skuadra që pretendojnë për të marrë trofeun. Përveç kampionatit, një garë tepër e fortë është edhe për “Këpucën e artë”.
Edhe pse Kukësi nuk ka zhvilluar një sezon të përsosur, ka dy futbollistë në krye të listës së golashënuesve, Patrick Eze që është për momentin në vendin e parë me 13 gola, dhe kapitenin e3 verilindorëve,Agim Ibraimin, i cili është i dyti në renditje me 12 gola.
Pas dy futbollistëve të Kukësit vijnë Dejvi Bregu i Teutës dhe Ardit Hoxhaj i Vllaznisë. Vlonjatët kanë shënuar 11 gola deri më tani. Në garë mund të konsiderohet edhe Devid i Kastriotit me 9 gola, por braziliani është i dëmtuar dhe kjo e penalizon në luftën për “Këpucën e artë”.
Sezonin e shkuar gara ishte e ashpër vetëm mes dy futbollistëve, nigerianit Kyrian Nëabueze dhe vlonjatit Vasil Shkurtaj. Sulmuesi i Laçit, autori i vetëm 7 golave sivjet, sezonin e shkuar realizoi 24 gola dhe u shpall shënuesi më i mirë. /abcnews.al