Largimi i kapitenit, Sandro Tonali nga “kuqezinjtë” e Milan ka dobësuar jo pak cilësinë e mesfushës së këtyre të fundit, të cilët tashmë i kanë hyrë shumë seriozisht gjetjes së zëvendësuesit perfekt të 23-vjeçarit.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “Gazzetta dello Sport”, në listën e objektiva të “djajve” italianë, përveç talentit Davide Frattesi janë dhe 3 opsione të tjera, nga Premier League, Eridivisie holandeze dhe Ligue 1 e Francës.
I pari në listë është mesfushori i Chelsea, Ruben Loftus-Cheek, i cili pritet t’i kushtojë italianëve 15-20 milionë euro. Pas tij vjen “tulipani” i talentuar i AZ Alkmaar, Tijani Reijnders, i cili kushton rreth 18 milionë euro, ndërsa opsioni i tretë për të cilin interesohen dhe arabët e Al-Nassr është Seko Fofana nga skuadra e Lens, kartoni i të cilit vlen 35 milionë euro. /i.m /abcnews.al