Jo vetëm Dua Lipa, por dhe vjehrra e saj ka diçka për të thënë për shqiptarët

schedule15:55 - 22 Korrik, 2020

schedule 15:55 - 22 Korrik, 2020

Dua Lipa sqaroi postimin që bëri pak ditë më parë, ku publikoi hartën e Shqipërisë së Madhe, krahas së cilës dha edhe një shpjegim për fjalën “autokton”. Pas publikimit të hartës, sulmet nga serbët ishin të menjëhershme, duke e akuzuar këngëtaren shqiptare se po nxit urrejtje.

Artistja shkroi se me hartën që publikoi nuk kishte për qëllim të përhapte urrejtje, ashtu siç e kanë interpretuar disa grupe që promovojnë përçarjen, duke shtuar se është thjesht krenare për origjinën e saj dhe se Kosova meriton në hartë vendin që i takon.

Thjesht dua që vendi im të prezantohet në hartë dhe të kem mundësinë të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare. I nxis të gjithë të jenë krenarë për origjinën e tyre dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë.”, shkroi ndër të tjera Dua.

LEXO EDHE: Postoi flamurin autokton, Dua Lipa iu përgjigjet kritikëve: Dua të flas me krenari për rrënjët e mia

Ky diskutim ka marrë dhe vëmendjen e vjehrrës së Duas, Yolanda Hadid, e cila ka komentuar në postimin e këngëtares, duke shkruar: “E thënë shumë mirë”, duke treguar kështu mbështetjen ndaj saj.

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!