Boca Juniors mbetet një nga klubet më prestigjioze të botës dhe shumë lojtarë ëndërrojnë të luajnë një ditë në mitikun “Bombonera”. Transferimi i Daniele De Rossit verën e kaluar në ekipin e famshëm latin mund të mos jetë i vetmi.
Një tjetër mesfushor, kësaj radhe ofensiv dhe jo defensiv, ëndërron të luajë për “Xenezies”. TycSports raporton se Arda Turan dëshiron të lërë pas krahëve vështirësitë e hasura në sezonet e fundit dhe shpreson të “rilindë” në Buenos Aires.
32-vjeçari turk është rikthyer te Barcelona pas huazimit te Basaksehir, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Setien. Për të interesohet edhe Galatasaray, por Arda dëshiron Boca Juniors. /abcnews.al