Fëmijët me koronavirus që zhvillojnë një sindromë të pazakontë inflamatore të ngjashme me atë të quajtur Kawasaki, janë në fakt duke vuajtur nga një sëmundje e re.
Të paktën 100 fëmijë në SHBA kanë zhvilluar sindromën e pazakontë inflamatore pas infektimit me koronavirus. Shifra të njëjta janë regjistruar edhe në Britaninë e Madhe apo në vende të tjera të Evropës.
Simptomat e tyre ngjajnë shumë me ato që shkakton sindroma Kawasaki, një çrregullim i rrallë që kap nga 9 deri në 20 për 100,000 fëmijë amerikanë nën moshën 5-vjeç në vit.
Prej muajsh tashmë mjekët kanë tentuar që të zbulojnë lidhjen mes këtyre simptomave dhe koronavirusit, por në disa analizime të kryer nga Imperial College of London, rezulton se ajo që po u ndodh fëmijëve me koronavirus është diçka shumë e ndryshme nga sindroma Kawasaki.
Konkretisht ata zbuluan se fëmijët që janë prekur nga ky çrregullim kanë qenë më të mëdhenj në moshë krahasuar me grup-moshat që sëmuren nga sindroma Kawasaki. Rezultatet e studimit sugjerojnë se sëmundja e re mund të mos jetë e lidhur me koronavirusin, por në fakt shkaktohet nga ky virus.
“Sëmundja e re, PIMS-TS, është ekstremist e rrallë por mund t’i sëmurë rëndë fëmijët kështu që është shumë e rëndësishme që të studiohet siç duhet në mënyrë që të ofrojmë monitorim të afërt dhe trajtimin më të mirë,” u shpreh autorja e studimit Dr. Elizabeth Whittaker. /abcnews.al/