Jo vetëm Covid 19, në Kosovë rriqra kthehet në një shqetësim për qytetarët

schedule14:53 - 27 Maj, 2020

schedule 14:53 - 27 Maj, 2020

Përveç pandemisë së koronavirusit në Kosovë një tjetër sfidë për mjekët dhe qytetarët është ajo e pickimit të rriqrave.

Qyteti më i prekur nga ky infeksion është Malisheva, ku sipas IKSHP-së,deri më tani janë regjistruar  811 pickime.

Në lidhje me këtë, IKSHP-ja bëri të ditur se Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinfektim selektiv në asgjësimin e rriqrave. Komunat tjera endemike po përgatiten dhe besojmë së shpejti do të fillojnë me dezinfektim selektiv.

Gjithashtu IKSHP-ja në Kosovë ka dhënë disa rekomandime për t’u mbrojtur nga ky fenomen.

  1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
  2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
  3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
  4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
  5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
  6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
  7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
  8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
  9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!