Diego Costa ka edhe një vit kontratë me Atletico Madrid, por mund të largohet që këtë verë. Ky sezon ka qenë i mbushur me dëmtime për sulmuesin e njohur. Vetëm dy gola të shënuar në kampionat, teksa numëron 19 ndeshje në të gjithë kompeticionet.
Ditën e djeshme erdhi edhe akuza me gjashtë muaj burg dhe 500 mijë euro gjobë nga Prokuroria e shtetit spanjoll, sepse nuk ka paguar taksat një vit më parë. Trajneri Simeone e vlerëson shumë 31-vjeçarin, por ky mund të jetë sezoni i fundit në Madrid.
AS raporton se ndeshjet e ardhshme janë decizive për Diego Costën. Ndeshjet e mbetura në kampionat dhe Champions League, do të jenë testi real. Sulmuesi duhet të luajë mirë dhe të shënojë gola, përndryshe do të transferohet në një tjetër skuadër për të vijuar karrierën. /abcnews.al