Bayern Munchen duket se e pret një periudhë trancizioni. Mbrojtësi Jerome Boateng ka kohë që flitet për një largim nga bavarezët, por mesa duket nuk do të jetë i vetmi.
Edhe mbrojtësi i krahut të majtë, David Alaba, është në merkato. 27-vjeçari kërkohet me ngulm nga londinezët e Chelsea. Me Marcos Alonson drejt largimit, Frank Lampard është hedhur menjëherë në merkato.
Bayerni kërkon rreth 60 milionë € për kartonin e lojtarit të kombëtares austriake dhe blutë e Londrës janë të gatshëm ta paguajnë shifrën. Pritet për tu parë si do të shkojë e ardhmja e Alabas, por në Munchen ai konsiderohet si i larguar. /abcnews.al