Jo vetëm Barcelona, Ousmane Dembele refuzon edhe një tjetër klub “big”

schedule17:15 - 15 Prill, 2021

schedule 17:15 - 15 Prill, 2021

Ousmane Dembele e ka të paqartë të ardhmen e tij. Sulmuesi, për të cilin Barcelona ka paguar rreth 120 milion euro për ta transferuar nga Borussia Dortmund, është nën kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Katalanasit e kanë në plane sulmuesin, i cili përfiton 12 milion euro në sezon dhe me bonuese paga i shkon deri në 19. Deri më tani Dembele nuk ka pranuar të nënshkruajë një kontratë të re me klubin e La Liga.

Në këto kushte Barcelona duhet të mendojë ta shesë, që të mos e humbë falas. PSG është një nga klubet që e do sulmuesin, pasi edhe ata mund të humbin yllin e tyre, Kylian Mbappe. Gjithsesi Dembele nuk e dëshiron një rikthim në Francë.

 

Dëshira e tij është të transferohet në Premier League, ku në të shkuarën si opsione janë përmendur Manchester United dhe Liverpool. Për momentin nuk ka oferta konkrete, ndërkohë edhe Juventusi është një mundësi për sulmuesin. /abcnews.al