Jo vetëm Balotelli dhe David Luiz, Adanaspor tenton edhe portierin shqiptar

schedule14:55 - 5 Gusht, 2021

schedule 14:55 - 5 Gusht, 2021

Adanaspor Demirspor siguroi ngjitjen në elitën e futbollit turk sezonin e kaluar, dhe drejtuesit e klubit po shfaqen shumë aktivë në merkato.

Mario Balotelli është goditja e madhe në sulm. Italianit iu rezervua një pritje fantastike nga tifozët turq, teksa Adanaspor ka arritur akordin edhe me David Luiz.

 

Arijanet Muric

Te ekipi turk pritet të zbarkojë edhe një portier shqiptar. TMW shkruan se Adanaspor është afër arritjes së akordit me Manchester City në lidhje me Arijanet Muric, portierin e Kosovës.

22-vjeçari ka edhe tre vite kontratë me kampionët e Anglisë, teksa ka provuar disa aventura si i huazuar te Willem II (Holandë), Nottingham Forest dhe Girona (Spanjë). /abcnews.al