Manchester City pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e verës. Objektivi kryesor është gjetja e një sulmuesi të madh për të zëvendësuar Sergio Agueron, të cilit i përfundon kontrata dhe do të largohet me parametra zero.
Emra si Haaland dhe Lukaku përfliten si pasuesit e “El Kun”, teksa Pep Guardiola ka edhe dy dëshira të mëdha: David Alaba dhe Joshua Kimmich. Trajneri spanjoll i njeh mirë të dy lojtarët, me të cilët ka punuar e fituar te Bayern Munchen.
Austriaku del lojtar i lirë në verë dhe nuk do të ketë shumë pengesa për ta transferuar në “Etihad”. Ndryshe situata me lojtarin e kombëtares gjermane, i cili është një nga pikat më të forta të kampionëve të Evropës.
Bayerni nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Kimmich, por Guardiola beson se do ia dalë ta bindë që të bashkohen përsëri, kësaj radhe në Premier League te Manchester City. /abcnews.al