Afërdita Dreshaj është një ndër modelet shqiptare më të komentuara. Bukuroshja është të shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Modelja është shprehur gjithmonë se është një fanse e madhe e këngëtarit Gena. Mesa duket, Afërdita e dëgjon kaq shpesh Genën, saqë edhe bashkëshorti i saj, sportistin çek Jakub Kindl, është kthyer në një fans i tij.
Ka qenë Afërdita e cila ka postuar në Insta Story një video e cila shfaqet në makinë së bashku me partnerin, nënën dhe motrën e saj, teksa këndon këngën më të fundit të Genës “Bella Senorita“, krahas së cilës shkruan: Familjarisht vdesim për këtë këngën.
Dyshja janë të martuar prej dy vitesh tashmë, dhe vetëm pak ditë më parë ata festuan përvjetorin e martesës. /abcnews.al



