Jo të gjithë pranojnë milionat arabe, “ylli” i Bayern refuzon ofertat saudite

schedule10:16 - 9 Gusht, 2023

schedule 10:16 - 9 Gusht, 2023

Të shumtë kanë qenë lojtarët, që gjatë kësaj merkatoje vere i kanë thënë “po”, milionave arabe, mirëpo shumë prej tyre nuk kanë hequr dorë nga karriera e tyre, vetëm për të fituar disa para shtesë dhe kanë qëndruar në ekipet respektive.

Një ndër ta është dhe anësori i sulmit të Bayern Munich, Kingsley Coman, me 27-vjeçarin francez, që ka refuzuar deri më tani 2 oferta të sauditëve, të parën prej 45 milionë eurosh në vit dhe pasardhësen prej 65 milionë eurosh në vit, shifra këto jo pak tunduese.

Mirëpo, Coman nuk i ka marrë në konsideratë ofertat, duke refuzuar menjëherë propozimet, madje u ka bërë të ditur klubeve të interesuara se nuk do të pranojë as 100 milionë euro në vit, teksa është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij me “bavarezët”, klub me të cilin ka fituar gjithçka. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!