Jo të gjithë fëmijët duhet të përdorin maskën kundër Covid, çfarë thotë OBSH

schedule17:08 - 28 Gusht, 2020

schedule 17:08 - 28 Gusht, 2020

Jo të gjithë fëmijët duhet të përdorin maskën kundër koronavirusit. Sipas OBSH dhe UNICEF transmetimi i virusit ndryshon me moshën ndaj edhe mbajtja e maskës është në varësi të saj. Organizatat ndërkombëtare thonë se fëmijët deri në 5 vjeç nuk duhet të përdorin maska prej pëlhure.

Koronavirusi është përhapur në të gjithë vendin dhe rreth 2 javë nga nisja e vitit të ri shkollor pasiguria shoqëron prindërit ndërsa dy mënyrat e vetme për ti shpëtuar Covid-19 janë distancimi fizik dhe maska.

Por a duhet të mbajnë fëmijët maskë?

Përdorimi i maskës sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-it varet nga mosha.

Institucionet ndërkombëtare thonë se fëmijët deri në 5 vjeç nuk duhet të përdorin maska prej pëlhure.  Ndërsa për moshat nga 6 deri në 11 vjeç gjykohen kushtet për transmetimin e infeksionit, aftësia e fëmijës për ta përdorur si duhet ashtu dhe mbikqyrja e të rriturit.  Ndryshon situata për fëmijët mbi 12 vjeç.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF-I lënë në fuqi rregullat që zbatojnë të rriturit sidomos në zonat ku virusi është shumë I përhapur dhe distancimi fizik nuk mund të arrihet.   Ndërkohë që fëmijët të cilët kanë sëmundje të tjera shoqëruese duhet ta përdorin maskën vetëm pasi të këshillohen me mjekun e tyre.  Transmetimi i koronavirusit sipas OBSH ndryshon me moshën.  Të vegjlit mund të infektohen prej tij, por shumica e tyre e kalojnë lehtë apo pa shenja klinike Covid 19 ndonëse ndër  të prekurit në rang botëror vetëm  1 deri në 7%  janë fëmijë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!