“Jo prioritet për më të pasurit”, Papa Françesku: Vaksina anti-Covid duhet t’u ofrohet të varfërve

schedule15:48 - 19 Gusht, 2020

schedule 15:48 - 19 Gusht, 2020

Papa Françesku ka deklaruar të mërkurën se njerëzit më të varfër në botë janë ata që duhet të kenë akses ndaj vaksinës anti-Covid.

Kjo, nëse një vaksinë për koronavirusit do mund të prodhohet në të ardhmen.

“Sa e trishtueshme do të ishte nëse një vaksinë për Covid-19 do të bëhej prioritet për më të pasurit. Do të ishte e trishtueshme nëse vaksina do të bëhej pronë e disa kombeve dhe jo universale për të gjithë,” tha Papa duke iu drejtuar njerëzve.

Pandemia “ka zbuluar gjendjen e të varfërve dhe pabarazinë e madhe që mbretëron në botë”, u shpreh Ati i Shenjtë.

“Në një anë është shumë e domosdoshme që të gjejmë një kurë për këtë virus të vogël, por të tmerrshëm, që e ka gjunjëzuar të gjithë botën. Nga ana tjetër, ne duhet të gjejmë një kurë për një virus të madh, atë të padrejtësive sociale, pabarazisë në mundësi, margjinalizimin dhe mungesën e mbrojtjes për më të dobëtit,” shtoi ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!