“Jo po kështu, jo po ashtu”, Rama: Na duhen fuqi të reja, mos u dehni nga fitorja

schedule10:26 - 2 Shtator, 2021

schedule 10:26 - 2 Shtator, 2021

Kryeministri Edi Rama foli me bindje se në katër vitet e ardhshme dëshiron të qeverisë me një skuadër të re duke theksuar se PS duhet të bëhet një komunitet që jeton me aspiratën e madhe për t’i sjellë Shqipërisë mirëqenie.  Rama u shpreh se është momenti për t’u ulur me këmbë në tokë dhe për të gjetur fuqi të reja duke parë fitoren e arritur me sy kritik.

“Sot dua të flas hapur. Nuk kam qenë asnjëherë më i trazuar pas një fitoreje politike se këtë herë. Sepse sa më shumë gara fiton. Aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e sfidës më të madhe të vështirësive e adresimit me forcat e përbashkëta të nevojës për t’u përmirësuar më tutje. Dehja nga fitoret, rënia e dëshirës për të mësuar, shpërfillja e rivalëve, shurdhimi ndaj kritikave janë tipare të fituesve që kthehen në humbës. Është momenti të ngulim këmbët në tokë dhe të gjejmë fuqi të reja për të parë veten dhe skuadrën tonë si kolektiv dhe vetë fitoren e arritur me sy kritik. Na duhet një forcë e re dhe një kapërcim i ri I vetvetes.

 Duhet të gjejmë brenda nesh vullnetit për të ngulmuar edhe më fort sa më parë të jetë mundësia. PS duhet të bëhet përditë e më shumë një komunitet që jeton me aspiratën e madhe për t’i sjellë Shqipërisë mirëqenie. 5500 dyert e organizatave tona do bëhen të hapura mundësisht për qindra mijëra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike. Për të debatuar tema me interes publik për të ndarë mendime dhe shqetësime në të mirë të komunitetit përkatës dhe jo për të marrë dhe për të dhënë punë shteti për vete dhe krushqinë.

Përmirësimet kanë qenë gjithnjë të pamjaftueshme dhe rezultatet jo në lartësinë e duhur janë justifikuar njësoj duke thënë jo po nuk është e lehtë të gjesh njerëz të rinj. Jo po na mërziten ata poshtë dhe pastaj nuk motivohen për zgjedhje, jo po nuk motivohen njerëzit po nuk u dhe punë shteti. Jo po rinia është indiferente jo po te zona ime nuk duan gra nëpër këmbë, jo po ç’na duhen sherret, jo po ç’deshi ai te zona ime, jo po ai pi kafe te lokali i PD.

Nuk është e lehtë, por të harrosh vlerën e kapitalit njerëzor të një partie politike dhe gjykimin e saj nga publiku është si të pajtohesh qorrazi me vetëkyçjen brenda një rrethi vicioz. Sukses afatgjatë do të thotë sukses i partisë përtej çdo individi duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës që kërkon arritja e këtij qëllimi partia merret peng nga rrethet e të privilegjuarve dhe agallëku provincial në komunitet dhe figura të konsumuara për t’u dhënë të tjerëve një mesazh jo me fjalë por me figurën e tyre. I gjithë organizmi i partisë infektohet nga gjëndrat malinje me justifikimin “nuk është ky momenti, më vonë”, u shpreh Rama. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!