“Jo më një “oaz” shpëtimi”/ Balla: Po punojmë për të finalizuar marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe

schedule10:25 - 5 Mars, 2024

schedule 10:25 - 5 Mars, 2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur për marrëveshjen e ekstradimit të shqiptarëve nga Dubai, të cilët aktualisht i fshihen drejtësisë.

Ministri Balla tha se po punohet ngushtësisht me Emiratet e Bashkuara Arabe për të finalizuar një marrëveshje ekstradimi.

Ndërsa paralajmëroi se të gjithë ata persona që kanë probleme me drejtësinë nuk do të mund t’i ikin më ligjit, apo të gjejnë strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Para disa muajsh edhe ju se besonit që mund të arrijmë të ndalojmë persona edhe në vende që nuk kemi marrëveshje ekstradimi. Por falënderoj autoritetet në Emiratet e Bashkuara për bashkëpunimin, dua të ritheksoj se jemi komunikim të përditshëm. Policia e Shtetit po merret edhe me këta persona që nuk jetojnë në Shqipëri apo janë në këto vende, pasi llogaridhënia duhet të jetë e njëjtë për çdo qytetar. Detyra e Policisë është që këta persona të gjenden dhe ne po punojnë me Emiratet e Bashkuara Arabe për të pasur shumë shpejt një marrëveshje ekstradimi. Po punojmë për të finalizuar një marrëveshje që ky vend të mos jetë më si një oaz shpëtimi për të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!