Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Jo më ndalim mjetesh rutinë/ Urdhri i ri i kryepolicit: Shkeljet do monitorohen me radarë e dronë

schedule15:17 - 19 Prill, 2026

schedule 15:17 - 19 Prill, 2026

Jo më ndalim automjetesh për verifikim rutinë. Ky është urdhri i prerë që ka firmosur drejtori i përgithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita.

Në një telegram dërguar të gjithë drejtuesve të Drejtorive Vendore të policisë, Skënder Hita ka urdhëruar heqjen e shërbimeve të dukshme të policisë rrugore.

Ky vendim vjen pas shqetësimeve në rritje të drejtuesve të automjeteve për ndalimiet rutinë që u bëhen nga policia rrugore, pa patur një bazë të qartë ligjore, praktikë kjo që është aplikuar prej vitesh në vendin tonë.



Urdhi i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit ka hyrë në fuqi disa ditë më parë, teksa është kërkuar që shkeljet që do të konstatohen nga drejtuesit e automjeteve apo motomjeteve, të bëhen vetëm përmes pajisjeve teknologjike si radarët për shpejtësinë, dronët etj.

Në të njëjtin telegram, Hita nënvizon se në rastet kur kërkohet konstatimi i shkeljeve në prezencë të drejtuesve të mjeteve, duhet të hartohet një plan masash i qartë për pikat e kontrollit dhe në krye të tyre të jenë shefat e sektorëve apo seksioneve të policisë rrugore.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!