“Në vend të armëve, Ukraina ka nevojë për paqe”. Kështu ka deklaruar kryeministri hungarez Viktor Orban, duke postuar një video të tij nga samiti i NATO-s në Vilnius.
“Pozicioni hungarez mbetet i pandryshuar. Nuk duhet të dërgoni më armë në Ukrainë, duhet të mendoni për paqen. Duhet armëpushim, në vend të luftës duhet të nisin sa më shpejt negociatat e paqes”, tha lideri bjellorus.
“Pozicioni hungarez është i qartë sepse lufta është afër kufijve tanë”, tha ai duke kujtuar se Hungaria po vendos kufizime për të parandaluar ndryshimin e pozicionit të NATO-s”.
“Aleanca është ushtarako-mbrojtëse, e krijuar për të mbrojtur vendet anëtare, jo për të nisur armiqësi në vende të tjera,” paralajmëroi ai.
/abcnews.al