“Jo luftë”, shqiptarët solidarizohen me Ukrainën, protestë para Ambasadës Ruse në Tiranë

schedule18:47 - 24 Shkurt, 2022

schedule 18:47 - 24 Shkurt, 2022

Qytetarët e Tiranës,  disa shtetas ukrainas dhe rusë në Tiranë janë mbledhur  pasditen e sotme përpara ambasadës Ruse në Tiranë, në shenjë proteste për tu solidarizuar me popullin e Ukrainës.

“Jo luftë”, me pankarta nëpër duar, protestuesit kërkojnë paqe për Ukrainën.

Lexo edhe: Shpërthejnë protesta në Moskë kundër luftës në Ukrainë

“Be strong. Together we Stand”, Qendroni të fortë, bashkë do ia dalim shkruhet në disa pankarta, ndërsa lanë ndezur qirinj në rrugë më shenjë solidarizimi./abcnews.al/