“Jo lojtarë që ecin në fushë”, thirrja e Dostit për “demat e kuq”

schedule08:57 - 24 Shtator, 2019

schedule 08:57 - 24 Shtator, 2019

Partizani nuk ia doli të fitonte as me Bylisin në fundjavë, çka ka bërë që edhe atmosfera në kampin e kuq të mos jetë e mirë. Gjithsesi triumfi në derbi të dielën shikohet si një detyrim dhe është ish-sulmuesi i “demave”, Edmos Dosti, ai i cili ka disa fjalë për lojtarët dhe trajnerin.

“Të dielën luhet derbi. Partizani po vuan në këtë fillim të kampionatit, por pavarësisht kësaj do hyjë për ta fituar derbin dhe për të bërë detyrën siç e ka kryer këtë 5-6 vjeçarin e fundit. E rëndësishme është që Partizani duhet ta fitojë këtë përballje direkte me rivalët e përhershëm. Kjo fitore do të ketë një ndikim pozitiv për vazhdimësinë e mëtejshme të kampionatit.

Dua t’i kujtoj lojtarëve të rinj të ardhur këtë vit se ajo fanellë që veshin ka shumë peshë në historinë e futbollit shqiptar. Prandaj duhet të jepni më shumë në fushë, duke respektuar fanellën edhe tifozët e zjarrtë të Partizanit.

Dhe një sugjerim për trajnerin, që ka ardhur koha për të aktivizuar lojtarët që japin 100 angazhimin e tyre në fushën e lojës dhe jo lojtarë që ecin në fushe pa dhënë asnjë rezultat kushdo qoftë ai. Shpresoj dhe uroj që kjo ndeshje të bëjë kthesën e duhur për ecurinë e trajnerit dhe ekipit. Forca Partizani ! PMP”, shkruan ish-bomberi i Partizanit në llogarinë e tij në Facebook. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!