Xhensila Myrtezaj ka ndarë një mesazh të rëndësishëm në këtë muaj të sensibilizimit për kancerin e gjirit. Këngëtarja, përmes një videoje në Instagram, ka treguar dhe një eksperiencë personale të sajën, kur ka menduar se po përballet me kancerin e gjirit.
Megjithatë, pas konsultave, kishte rezultuar se në fakt kishin qenë disa ciste të krijuara pas gjidhënies. “Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rresht.
Një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegjja që po bëja shumë gabim. Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, tregon Xhensila.
View this post on Instagram
Më tej, këngëtarja se kryen rregullisht check-up dhe konsultat e tjera të nevojshme, duke inkurajuar të gjitha vajzat dhe gratë të bëjnë të njëjtën gjë. Ndërkaq, Xhensila shton se të ardhurat që do të mblidhen nga shitja e produkteve të saj kozmetike do të shkojnë këtë muaj për të gjitha femrat që përballen me këtë sëmundje. /abcnews.al