Jetona Koçibelli flet për karrierën si gazetare: Dua t’i jap publikut relaks shpirtëror

schedule19:46 - 19 Gusht, 2020

schedule 19:46 - 19 Gusht, 2020

Këtë të mërkurë e ftuar në emisionin “Edicioni Veror” ishte e ftuar gazetarja e njohur e kulturës Jetona Koçibelli. Duke folur për karrierën e saj si gazetare, Jetona tha se iu përkushtua kulturës për shkak se në këtë fushë gjeti vetveten, përmes së cilës siç thotë ajo, është munduar të përcjellë tek publiku “relaksin dhe ushqimin shpirtëror”.

Jo vetëm ky vit por në përgjithësi kam qenë intensive në punën time, mendoj që i kam dhënë zë shumë njerëzve. Kam bërë punën time me përkushtim. Qëllimi kryesor ka qenë vetëm puna dhe që t’i jepja publikut një relaks dhe ushqim shpirtëror sepse kultura dhe arti në vetvete këto janë. E kam menduar këtë që në ditën e parë dhe vazhdoj ta bëjë dhe sot e kësaj dite.”, tha Jetona.

E pyetur nga gazetarja Irini Meçe për jetën e saj personale, Jetona tha se “ndihet e lumtur”, duke nënkuptuar kështu se ka dikë që i ka rrëmbyer zemrën. “Jeta private ka qenë shumë private sepse nga vetë fjala është pjesë që të tjerët nuk kanë pse ta dinë, thjesht jam e lumtur.”, tha Jetona./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!