Jeton në shtëpinë e shembur nga tërmeti, Hava Alushi kërkon një strehë

schedule15:44 - 23 Prill, 2022

schedule 15:44 - 23 Prill, 2022

Pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit janë ende të dukshme në shumë fshatra të malësisë së Krujës. Shtëpitë e vjetra në këto zona, u dëmtuan plotësisht, por fatmirësisht nuk shkaktuan.

Kjo është shtëpia e Hava Alushi në fshatin rrëzë të Malësisë së Krujës.  Lëkundjet e forta të tokës mëngjesin e 26 nëntorit, e dëmtuan edhe më shumë banesën. Siç shihet nga pamjet, muret e janë çara, gati për tu shembur.

Edhe pse banesa rrezikon t’i shembet dita ditës, nuk ka mundur të largohet nga aty. Ajo tregon se ekspertët ia vlerësuan shtëpinë me dëmtime të lehta. Por inxhinerët nuk ia morën përsipër riparimin

“Kjo 2.5 milion e vlerësuan. Kur mora ustallarët më thanë në asnjë mënyrë, nuk e riparojmë pa u shemb krejt. Me 2 milionë e gjys nuk bëhen themele.”

Në tre vite sorrollajet kanë qenë të shumta, por pa asnjë rezultat.

“E kemi paguar, e kemi vlerësuar…”

E vetme dhe me një pension prej 110 mijë lekësh, 65-vjeçarja ka vetëm një kërkese.

“Unë veç një dhomë kërkoja, veç një dhomë. të ma kishin bo sa me jetu 5 ditë të pleqërisë.”

Në fshat ka ende familje që jetojnë në çadra.

Në Malësinë e Krujës si kjo familje ka me dhjetëra që po presin të përfitojnë prej më shumë se një vit një banesë që mos ju rrezikohet jeta. Ne Fshatin Rrëzë në Malësinë e Krujës  disa familje jetojnë ende në çadra dhe kushte mjaft te renda, nje pjese e tyre qëndrojnë në banesa duke rrezikuar dhe jetën e tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!