Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jetesa e vështirë pas tërmetit, banorët e Kurbinit: Po na vjedhin edhe në çadra

schedule14:40 - 27 Janar, 2020

schedule 14:40 - 27 Janar, 2020

Si të mos mjafonte mungesa e një banese për t’u strehuar, vështërsia për të gjetur një të tillë, mosmarrja e bonusit nga bashkia,  problemet për banorët e Kurbinit nuk kanë të mbaruar.

Së fundi ata janë përballur edhe me fenomenin e grabitjes. Një gjë të tillë e tregon edhe kjo e moshuar, e cila prej dy muajsh është e detyruar të jetojë në çadër. E vetëm me vëllain e saj të sëmurë, ajo shprehet se ndihen e pasigurtë.

“Edhe këtu në çadër kanë hyrë dhe kanë vjedhur”.

Pak më tutje në të njëjtën zonë, por në një tjetër çadër, përvec kushteve jo të favorshme, që vështiresohen dita ditësh për shkak të temperaturave të ulta,  problemi mbetet gatimi.

“Ne nuk kemi ku të gatuajmë, na kanë dhënë suhqime, po ku do t’i gatuajmë”.

Kurbini ishte një nga zonat  më të prekura nga tërmeti i 26 nëtorit e pas dy muajsh dhjetera banorë jetonë në holete dhe çadra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!