Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jetë pa dritë, por me shpresë/ I riu sfidon errësirën e syve me ëndrrat e së ardhmes

schedule16:20 - 15 Tetor, 2025

schedule 16:20 - 15 Tetor, 2025

Në një vend të vogël si Gramshi, jeta e përditshme ka një tjetër ritëm, për Elson Sinanin, i cili ka mësuar të ecë pa parë asnjë ditë të vetme, por, gjithmonë me besim dhe shpresë.

Ishte vetëm 8 muajsh, kur prindërit e tij mësuan se nuk shikonte. Diagnoza ishte e qartë, kishte lindur i verbër.

Edhe pse nuk ka pasur fatin ti shoh kurrë prindërit, i njeh më mirë se kushdo. Jo nga pamja, por, nga dashuria dhe përkushtimi pa kushte. 22-vjeçari ka edhe një vëlla më të vogël, i cili, ashtu si ai, ka lindur i verbër.

Të dy janë nën përkujdesjen e plotë të prindërve, të cilët nuk punojnë, jo për mungesë dëshire, por, sepse çdo ditë është një betejë që kërkon përkushtim të vazhdueshëm.

Por verbëria nuk e ndaloi kurrë Elsonin të ëndërronte. Me shumë sakrificë, ai ka përfunduar studimet e larta për “Shkenca të Edukimit”.

Ai është mësuar t’i mposhtë betejat e jetës me durim e vendosmëri. Por kur bëhet fjalë për punësim, shpresa fillon të zbehet.

Elsoni e ndau historinë e tij në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, gjatë një marshimi sensibilizues në Tiranë. Ai kërkon vëmendje nga institucionet për më shumë akses dhe mundësi të barabarta për personat me aftësi ndryshe. Në një botë ku shumë shohin, por pak kuptojnë, Elsoni është një shembull i gjallë i forcës njerëzore dhe dashurisë së prindërve që nuk njeh limite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!