“Jeta triumfon!” Pas 40 ditësh në terapi intensive, binjakët fitojnë betejën me koronavirusin

schedule08:51 - 5 Prill, 2021

schedule 08:51 - 5 Prill, 2021

Pas 40 ditësh terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj fatmirësisht ka arritur të fitojnë betejën me koronavirusin.

Lajmin e njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Jeta triumfon” kështu është shprehur ministrja teksa ka publikuar foton e binjakëve nga materniteti “Mbretëresha Gerladinë”.

Statusi:

# Jeta triumfon në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku pas 40 ditësh në terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj e kanë fituar betejën e jetës, falë kujdesit shembullor të mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali”, shkruan Manastirliu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!